Punëtoria trepalëshe CEER-ECRB-MEDREG e mbajtur në Lisbonë
Në Lisbonë, Portugali është mbajtur me sukses punëtoria trepalëshe CEER-ECRB-MEDREG, ku mori pjese edhe Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, njëherazi edhe Presidenti aktual i ECRB-së z. Ymer Fejzullahu dhe përfaqësues të lartë nga CEER dhe MEDREG.
Në fjalimin e tij, z. Fejzullahu tha se për të pasur sukses në tranzicionin energjetik deri në 2030, 2040 dhe 2050, duhet të adresohen sfidat kryesore rregullative. Autoritetet Rregullatore Kombëtare (ARRK) duhet të zhvillojnë korniza që promovojnë integrimin e energjisë së ripërtëritshme dhe lehtësojnë çmimet dinamike dhe faturimin transparent. Për më tepër, ARRK-të duhet të mbështesin operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes në përgatitjen për integrimin e burimeve të ripërtëritshme duke siguruar përshtatshmërinë e sistemit dhe balancimin e rezervave. Implikimet e Mekanizmit të Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM) kërkojnë gjithashtu rregullime rregullative për pajtueshmërinë me rregulloret e BE-së. Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, njëherazi edhe Presidenti aktual i ECRB-së z. Ymer Fejzullahu potencoi se përpjekjet e përbashkëta do të jenë thelbësore për tejkalimin e këtyre sfidave.
Punëtoria mbajti tre sesione kyçe të fokusuara në çështjet kritike të sektorit të energjisë.
Kjo punëtori përforcoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet rregullatorëve të energjisë për të nxitur një të ardhme të qëndrueshme dhe të integruar energjetike për Evropën dhe rajonin e Mesdheut.
- Log in to post comments