Skip to main content
  • 05.05.2022
    Njoftim!

    Bazuar në Nenin 27 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, ju njoftojmë se Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar për komentim Plotësim/Ndryshimin e Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë.

  • 28.04.2022.
    KOMUNIKATË

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji kanë pritur në takim përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD)

     

    Përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), sot kanë mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), për të diskutuar për rrethanat dhe sfidat me të cilat është duke u ballafaquar aktualisht sektori i energjisë.

  • 28.04.2022
    Njoftim

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se në pajtim me kompetencat dhe obligimet e përkufizuara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, ka filluar konsultimet publik për Metodologjinë e Taksave për Kyçje në Rrjetin e Shpërndarjes.  Kjo Metodologji  do të jetë publike në faqen elektronike zyrtare të ZRRE‐së www.ero‐ks.org.

  • 08.04.2022
    Njoftim!

    Bazuar në nenin 27 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, Ju njoftojmë se Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar Rregullën për Zhvillimin e Profileve të Ngarkesave në Sistemin Energjetik në Kosovë.

    Zyra e Rregullatorit për Energji, fton të gjitha palët e interesuara që komentet t’i dërgoni në afat kohor prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, deri me datën 23.04.2022  ne ora 16:00.

  • 04.08.2022
    Njoftim!

    Bazuar në nenin 27 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, Ju njoftojmë se Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar  plotësim ndryshimin e Rregullës për Vendosjen e Çmimeve të Energjisë Termike.

    Zyra e Rregullatorit për Energji, fton të gjitha palët e interesuara që komentet t’i dërgoni në afat kohor prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, deri me datën 23.04.2022  ne ora 16:00.