KOMUNIKATË
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji priti në takim delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Agjencisë së Energjisë të Danimarkës
Sot, me 23 Mars, 2022, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji priti në takim delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Agjencisë së Energjisë të Danimarkës. Në kuadër të takimit u diskutua rreth gjendjes aktuale të sektorit të energjisë, duke përfshirë rolin e ZRRE-së në këtë sektor dhe planet për zhvillimin e këtij sektori. Në këtë takim u diskutuan edhe fushat e bashkëpunimit ne mes ZRRE-së dhe Agjencisë së Energjisë të Danimarkës (DEA), e cila është duke shqyrtuar opsione të ndryshme për mbështetje të tranzicionit të energjisë në Kosovë.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së z. Fejzullahu shprehu mirënjohje për përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Agjencisë së Energjisë të Danimarkës, si dhe të dy palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit.
- Log in to post comments