KOMUNIKATË
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, me datë 13 maj 2024, ka shqyrtuar kërkesën e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) për shtyrjen të ekzekutimit të Vendimit V_1929_2024, datë 05.04.2024, deri në vendimin definitiv gjyqësor.
Ne këtë seancë të jashtëzakonshme, Bordi ka vendosur të Refuzohet kërkesa e Operatorit të Sistemit të shpërndarjes (KEDS), për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit V_1929_2024 të datës 05.04.2024 i nxjerr nga Zyra e Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org.
- Log in to post comments