KOMUNIKATË
Seanca e dhjetë (X) e Bordit të ZRRE në 2024
Sot, më 30 shtator 2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e dhjetë me radhë për ketë vit.
Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së shqyrtoi dhe mori vendime mbi:
- Dhënien e licencës për Ngrohtoren e Qytetit SH.A Gjakova, për bashkëprodhim të energjisë;
- Lëshimin e autorizimeve për vetë-konsum për 119 aplikues, me kapacitet total të instaluar prej 2.8 MW. Vlen të theksohet se kjo rezulton në sasinë e përgjithshme të kapaciteteve të instaluara nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në 20.6 MW që dëshmon efikasitetin e skemave të tanishme për prodhimin e energjisë elektrike nga BRE-të.
- Dhënien e licencës për TC Kosova A për periudhë dy (2) vjeçare.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë edhe disa çështje të brendshme që ndërlidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org.
- Log in to post comments