Njoftim
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se në pajtim me kompetencat dhe obligimet e përkufizuara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, ka filluar konsultimet publik për Metodologjinë e Taksave për Kyçje në Rrjetin e Shpërndarjes. Kjo Metodologji do të jetë publike në faqen elektronike zyrtare të ZRRE‐së www.ero‐ks.org. ZRRE fton të gjitha palët që të japin kontributin e tyre përmes komenteve të dërguara me titull “Komente për Metodologjinë e taksave për Kyçje në Rrjetin e Shpërndarjes” deri të premten me 13 maj 2022 ora 16:00, në adresën elektronike info@ero‐ks.org ose në adresën postare Rr. Bekim Fehmiu kati 2, 10000 Prishtinë, Kosovë.
Metdologjia e Taksave të Kyçjes të Rrjetit të Shpërndarjes
- Log in to post comments