Skip to main content
31.03.2022

Është mbajtur seanca e shtatë (VII) e Bordit të ZRRE

Sot, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur Seancën e tij të shtatë (VII) me radhë për këtë vit.

Në këtë seancë, pas shqyrtimit të Raportit Vjetor për vitin 2021, Bordi i ZRRE-së në përputhje me kërkesat ligjore të nenit 10 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, ka dërguar Raportin Vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës.  Raporti paraqet një pasqyrë detale të aktiviteteve të zhvilluara dhe arritjeve kryesore të ZRRE-së dhe të sektorit të energjisë në vitin 2021.

Bordi gjithashtu ka shqyrtuar raportin  e Vlerësimit të Konkurrencës, me ç ‘rast bazuar në këtë vlerësim ka marrë vendim për Vendosjen e Detyrimit të Shërbimit Publik për Furnizuesin KESCO. 

Bordi po ashtu ka shqyrtuar kërkesën e MCM COMMODITIES SH.P.K për licencim të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike, për çka ka vendosur që të aprovojë kërkesën për licencim, në afat prej 5 vitesh.

Sot, Bordi i ZRRE-së ka marrë vendim për dhënien e  nëntë (9) autorizimeve për ndërtimin e paneleve solare për konsumatorët vetë- prodhues me kapacitet total prej 300.15 KW.

Janë shqyrtuar po ashtu edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së  www.ero-ks.org .