Skip to main content
16.11.2022

KOMUNIKATË

Seanca e trembëdhjetë (XIII) e Bordit të ZRRE

Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Seancën e tij të trembëdhjetë (XIII) me radhë për këtë vit, të mbajtur sot me 16 nëntor 2022, ka shqyrtuar dhe miratuar Rregullën për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Kapaciteteve të Reja Gjeneruese.

Në kuadër të kërkesave ne këtë seancë, Bordi shqyrtoi dhe miratoi dy kërkesa për licencë të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike, si dhe ka miratuar parametrat rregullator për KOSTT dhe KEDS  për periudhën 2023-2027. Bordi i ZRRE-së, shqyrtoi raportet fillestare të monitorimit për KOSTT dhe KEK, pas shqyrtimit Bordi i ZRRE-së, ka vendosur që raportet t’ju dërgohen palëve për të ofruar komentet e tyre me shkrim për shkeljet e gjetura, brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh nga pranimi i  raporteve.

Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar ne lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi profesional i ZRRE në raportet e  Monitorimit dhe ka miratuar propozimin për masat administrativë me gjobë për KESCO ne vlerën prej 8,4mil€ dhe për KEDS ne vlerën prej 2,7mil€.

Gjithashtu në këtë seancë, Bordi, ka miratuar disa propozime tjera për operatorët në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë që kanë të bëjnë me Rregullat për Alokim Eksplicit ditor të kapacitetit në kufijtë e zonave ofertuese të shërbyer nga Zyra e ankandeve të koordinuara të Evropës Juglindore (SEE CAO), si dhe propozim ndryshimet në kodin për qasje në toka dhe ndërtesa.

Në këtë seancë, Bordi miratoj 14 kërkesa për marrje të autorizimit të ndërtimit të paneleve solare për vet-konsum, nga të cilat 9 janë dorëzuar nga persona fizik dhe pjesa tjetër e mbetur nga ndërmarrje të ndryshme me gjithsej 503kW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .