KOMUNIKATË
Seanca e pesëmbëdhjete (XV) e Bordit të ZRRE
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e tij të XV, të mbajtur sot me 29 dhjetor 2022, ka aprovuar tarifat e energjisë termike për Ngrohtoren e Qytetit Gjakova për sezon e ngrohjes 2022/23. Bordi ka vendosur që tarifat e kësaj ndërmarrje të mbesin të njëjta me ato të vitit të kaluar. Tarifat e energjisë termike (Ngrohjes), si dhe të gjitha dokumentet përkatëse do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org .
Në Mbledhjen e sotme, Bordi ka aprovuar kërkesën për lëshimin e autorizimit për projektin solar dhe pranimin ne kornizën e rregulluar të shoqërisë PRO ENERGY.
Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe ka aprovuar 22 kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum nga të cilat 10 vijnë nga ndërmarrjet dhe 12 nga personat fizik me gjithsej 569kW.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji. Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org.
- Log in to post comments