Skip to main content
19.01.2024

KOMUNIKATË

Seanca e parë (I) e Bordit të ZRRE

Sot, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur seancën e tij të parë (I) me radhë për këtë vit.

Në këtë seancë, pas shqyrtimit, Bordi i ZRRE ka miratuar kërkesën e shoqërisë Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ALPEX SH.A., për fillimin e tregtimit të Një Dite Para për Zonën Tregtare të Republikës së Kosovës, e cila do të përkoj me ditën e fillimit të bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku njësia Kohore e Tregut i përket orës 00:00-01:00 të datës 01.02.2024.

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesën Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut lidhur me Amandamentimin e Procedurës Rezerve për Bashkimin e Tregut të Energjisë Elektrike të Ditës në Avance Shqipëri-Kosove, si dhe kërkesën e ALPEX për miratimin e Caktimit të rolit të Agjentit të Transmetimit për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë.

Bordi i ZRRE në këtë seancë ka miratuar edhe Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin2024. Qëllimi kryesor i miratimit të Bilancit Vjetor të Energjisë Elektrike është që të projektopërmbushjen e nevojave të konsumatorëve me energji elektrike, në sasi të mjaftueshme gjavitit, duke angazhuar kapacitetet e prodhimit dhe importit të energjisë elektrike. Po ashtu në ketë seancë Bordi ka Miratuar planin për reduktimin e humbjeve të OSSH-së për vitin 2024.

Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesën e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut lidhur me heqjen e obligimit të nenit 5 të licencës që ka të bëjë me detyrimin e furnizimit me energji elektrike të katër komunave veriore të vendit.

Në këtë seancë Bordi ka aprovuar 27 kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum nga të cilat 8 vijnë nga ndërmarrjet dhe 19 nga personat fizik, me gjithsej kapacitet të instaluar prej 504 kW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE  www.ero- ks.org .