KOMUNIKATË
Seanca X e Bordit të ZRRE-së në 2025
Më 07.11.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e dhjetë (X) për vitin 2025.
Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar aplikacionet për licencim të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike për kompanitë “SWIS SOLAR PARK” sh.p.k dhe “SOLAR NEO” sh.p.k; aplikacionin për tregtim të energjisë elektrike të “ALFA COMPANY” sh.p.k dhe autorizimin për ndërtim të gjeneratorit për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare fotovoltaike për subjektin juridik “ERIS SOLAR” sh.p.k. Janë shqyrtuar dhe aprovuar edhe kërkesat e tridhjetë (30) subjekteve juridike dhe katërdhjetë e gjashtë (46) personave fizik për marrje të autorizimit për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 2.6 MW.
Për shkak të dështimit të procesit të tenderimit për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, sipas Nenit 40 të Ligjit per Energjinë Elektrike, Bordi ka vendosur për ri-hapjen e procedurës së tenderimit për zgjedhjen e FMF-së.
Gjatë kësaj seance, Bordi i ZRRE-së ka bërë edhe aprovimin e Bilancit Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin 2025.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-së www.ero-ks.org.
- Log in to post comments