Skip to main content
09.10.2025

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Më 8 tetor 2025, Bordi i Zyrës e Rregullatorit për Energji (ZRRE) priti në takim përfaqësuesit e një misioni të përbashkët të Bankës Botërore dhe të International Financial Corporation (Korporatës Ndërkombëtare Financiare – IFC), të cilët po qëndrojnë në Prishtinë në kuadër të përgatitjes së Diagnostifikimit të Sektorit Privat në Kosovë -  CPSD.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, përfshirë legjislacionin përkatës që rregullon burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE) dhe kompetencat e ZRRE-së në zbatimin e këtij legjislacioni.

Palët gjithashtu shkëmbyen mendime rreth mundësive për avancimin e burimeve të ripërtëritshme në Kosovë dhe investimeve të nevojshme për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

Takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve të CPSD-së, që synojnë identifikimin e sektorëve me potencial për investime private, punësim dhe rritje të qëndrueshme ekonomike në Kosovë.