Skip to main content

Të drejtat

Një nga prioritetet e ZRRE-së e paraparë edhe me Ligjin mbi Rregullatorin e Energjisë është mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve duke u siguruar që kompanitë e energjisë ofrojnë shërbimet e duhura duke mos diskriminuar konsumatorët në asnjë rrethanë. Të gjithë konsumatorët e gëzojnë të drejtën e informimit mbi shërbimet të cilat ofrohen nga kompanitë e energjisë si dhe mbi kostot e shërbimeve te ndryshme e të cilat janë të një rëndësie të veçantë për konsumatorët.

Të gjithë konsumatorët kanë të drejtën që të:

  • kenë trajtim të drejtë dhe jo diskriminues gjatë furnizimit me energji elektrike nga furnizuesit, si dhe të kenë qasje të hapur në informata nga furnizuesi;
  • kërkojnë kyçje të objekteve dhe pajisjeve të tyre energjetike në rrjetin e operatorit të sistemit, nëse një kyçje e tillë është teknikisht e mundur, sipas dispozitave të Kodit të Rrjetit ose Shpërndarjes, ndonjë kodi ose Rregulle tjetër në fuqi;
  • kenë marrëdhënie kontraktuese transparente me furnizuesin;
  • paraqesin ankesa sipas dispozitave të Rregullës për Zgjidhjen e Ankesave dhe Kontesteve në Sektorin e Energjisë;
  • paguajnë për energjinë e shfrytëzuar, sipas kontratës për Furnizim me Energji të lidhur me Furnizuesin e Energjisë, si dhe për tarifat për shfrytëzim të sistemit të miratuara nga ZRRE‐ja;
  • marrin kompensim nga furnizuesi, për energjinë e pa‐dërguar ose për furnizim me energji të cilësisë së dobët dhe shërbim , që nuk është në përputhje me kontratën për furnizim me energji dhe standardet e furnizimit dhe shërbimit që iu ofrohen konsumatorëve
  • marrë njoftimin adekuat për synimin e modifikimit të kushteve të kontratës, si dhe informimin për të drejtën e tyre të tërheqjes kur jepet ai njoftim. Ofruesit e shërbimit I njoftojnë drejtpërdrejt konsumatorët e tyre, për çfarëdo rritje në shpenzime, në kohën e përshtatshme, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pasi rritja ka hyrë në fuqi, në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Konsumatorët kanë të drejtë të tërhiqen nga kontrata nëse nuk i pranojnë kushtet e reja që iu njoftohen atyre nga ofruesi i shërbimit të energjisë
  • bëjnë ndërrimin e furnizuesit te tyre dhe kalimin tek furnizuesi i ri pa pagesë

Për më tepër të drejtat janë e konsumatorëve janë të paraqitura në Rregullën për Kushtet e Përgjithshme të Furnizimit me Energji.