Skip to main content
26.03.2024

Njoftim

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur për konsultim publik dokumentet: Procedura e Komitetit te Bursës Shqiptare te Energjisë Elektrike – ALPEX sh.a

Me qëllim të funksionimit efikas, zbatimit dhe implementimit të rregullt te detyrave sipas Rregullave të ALPEX, ALPEX sh.a Dega në Kosovë propozon pranë ZRrE-së amendamentimin e kësaj Procedure.

Ndryshimet konsistojnë kryesisht në aspektet terminologjike, rregullime të referencave, barazi përfaqësimi për aq sa është e mundur nga Anëtarët e Bursës të të dy zonave të ofertimit Shqipëri-Kosovë.

ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që komentet e tyre rreth këtij dokumenteve, ti paraqesin me shkrim deri të me 10.04.2024 ora 16:00, në adresën elektronike info@ero‐ks.org ose në adresën postare Zyra e Rregullatorit për Energji, Departamenti për Treg të Energjisë, Rr. Bekim Fehmiu (Ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2, Prishtinë, 10 000 Kosovë.

 

 

Procedura e Komitetit te Bursës Shqiptare te Energjisë Elektrike – ALPEX sh.a