Skip to main content
10.06.2024

Njoftim

Me datë 07.06.2024 nën udhëheqjen e Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji z.Fejzullahu, njëkohësisht edhe udhëheqës i Grupit Implementues të Projektit të Bashkimit të Tregut të Energjisë Elektrike në mes të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, është mbajtur takimi i radhës i Grupit Implementues të Projektit.

Në këtë takim është diskutuar për statusin dhe progresin aktual të projektit, propozimin e Rregullatorit të Greqisë për përfshirjen e kufijve të zonave ofertuese në EU South Eastern Europe Capacity Calculation Region (EU SEE CCR). Gjatë takimit anëtarët e Grupit Implementues të bashkimit të tregjeve u pajtuan që të mbështesin Operatorët e Sistemit të Transmisioneve në përpjekjet e tyre për të zgjeruar zbatimin e metodologjive CCR të SEE në të gjithë kufijtë e zonave ofertuese të shteteve përkatëse.

Në takim Komiteti i Përbashkët Drejtues i Bashkimit të Tregut të Energjisë Elektrike të Evropës Juglindore ka raportuar përpara për procesin e aderimit në IBWT, përpjekjet për heqjen e boshllëqeve të identifikuara në nivelet PX dhe OST, si dhe për hapat e ardhshëm të projektit.

Poashtu Rregullatorët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raportuar raportuar për progresin e transpozimit të Paketës së Integrimit të Energjisë Elektrike në legjislacionin kombëtar në vendet përkatëse. Gjatë takimit u diskutuan edhe tema të tjera që lidhen me bashkimin e tregut, llogaritjen e koordinuar të kapacitetit ose integrimin e tregut.