NJOFTIM PUBLIK
Shoqëria „VBS“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 811159963 me adresë: Lagjja Marigona Rezidence, Preoce, Graçanicë, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 07.07.2023 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 3 MW ZK Kodra e Hutit, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës.
Shoqëria „VBS“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 3 MW ZK Kodra e Hutit, Komuna e Gjakovës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:
- Pëlqimin Mjedisor Nr.22/2015/ dt.15.06.2022 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës;
- Vendimin për Leje Ndërtimi për “Ndërtimin Ngritjen e Impiantit Fotovoltaik (Parkut Solar) për prodhimin e energjisë elektrike prej 3 MW ZK – Kodra e Hutit Komuna e Gjakovës” nr. 07/351/02-9248/2023 dt. 21.06.2023 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Gjakovës;
- Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 314 dt.17.01.2023 të lëshuar nga KEDS SH.A.;
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Raportet financiare;
- Konfirmimin bankar për posedimin e 10% të vlerës së investimit
- Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar;
- Plani i Biznesit; dhe
- Plani Dinamik i Realizimit.
Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar kërkesën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.
Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: kusarir@gmail.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org
Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.
- Log in to post comments