NJOFTIM PUBLIK
Shoqëria „Eco Park Group“ L.L.C., me numër Unik Identifikues 810844432 me adresë: Rruga Madanaj, Qafa pn Gjakova, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 23.08.2023 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 6 MW ZK Kodra e Hutit, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës.
Shoqëria „Eco Park Group“ L.L.C., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 6 MW ZK Kodra e Hutit, Komuna e Gjakovës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:
- Pëlqimin Mjedisor Nr.23/2779/ dt.09.08.2023 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës;
- Aktvendimin për Leje Ndërtimi për “Ndërtimin Ngritjen e Impiantit Fotovoltaik (Parkut Solar) për prodhimin e energjisë elektrike prej 6 MW ZK – Kodra e Hutit Komuna e Gjakovës” nr. 07/351/03-9335/2023 dt. 22.05.2023 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Gjakovës;
- Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 6695 dt.27.06.2023 të lëshuar nga KEDS SH.A.;
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Raportet financiare për 3 vitet e fundit;
- Konfirmimin bankar për posedimin e 10% të vlerës së investimit
- Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar;
- Plani i Biznesit; dhe
- Plani Dinamik i Realizimit.
Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar kërkesën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.
Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: leke.sahatciu@gmail.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org
Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.
- Log in to post comments