Skip to main content
Njoftimi për shtyrje të afatit për dhënie të komenteve

Njoftimi për shtyrje të afatit për dhënie të komenteve

Zyra e Rregullatorit për Energji, duke marrë parasysh interesimin e palëve të interesit për të ofruar komente në raportet e publikuara për konsultim publik:

·       Raportin mbi të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM) të Furnizuesit të Shërbimit Universal, të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), dhe

·       Raportin Konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë

Ka vendosur që të zgjatë afatin për ofrimin e komenteve deri me datë 31 janar 2022 deri në 16:00h.

Palët që dëshirojnë të shprehin komentet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t'i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën ero.pricing‐tariffs@ero‐ks.org

 

Raporti konsultativ per shqyrtim te jashtezakonshem te MAR

Raport konsultative per strukturen tarifore