Njoftimi për shtyrje të afatit për dhënie të komenteve
Zyra e Rregullatorit për Energji, duke marrë parasysh interesimin e palëve të interesit për të ofruar komente në raportet e publikuara për konsultim publik:
· Raportin mbi të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM) të Furnizuesit të Shërbimit Universal, të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), dhe
· Raportin Konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë
Ka vendosur që të zgjatë afatin për ofrimin e komenteve deri me datë 31 janar 2022 deri në 16:00h.
Palët që dëshirojnë të shprehin komentet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t'i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën ero.pricing‐tariffs@ero‐ks.org
Raporti konsultativ per shqyrtim te jashtezakonshem te MAR
Raport konsultative per strukturen tarifore
- Log in to post comments