KOMUNIKATË PËR MEDIA
Më 8 tetor 2025, Bordi i Zyrës e Rregullatorit për Energji (ZRRE) priti në takim përfaqësuesit e një misioni të përbashkët të Bankës Botërore dhe të International Financial Corporation (Korporatës Ndërkombëtare Financiare – IFC), të cilët po qëndrojnë në Prishtinë në kuadër të përgatitjes së Diagnostifikimit të Sektorit Privat në Kosovë - CPSD.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, përfshirë legjislacionin përkatës që rregullon burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE) dhe kompetencat e ZRRE-së në zbatimin e këtij legjislacioni.
Palët gjithashtu shkëmbyen mendime rreth mundësive për avancimin e burimeve të ripërtëritshme në Kosovë dhe investimeve të nevojshme për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.
Takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve të CPSD-së, që synojnë identifikimin e sektorëve me potencial për investime private, punësim dhe rritje të qëndrueshme ekonomike në Kosovë.
- Log in to post comments