Skip to main content
30.05.2022

Vlerësimi i Shoqatës Regjionale të Rregullatorëve të Energjisë (ERRA) lidhur me procesin e rishikimit të tarifave të energjisë elektrike të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE)

ZRRE është insititucion i pavarur dhe nuk bëhet pjesë e diskursit të perditshëm politik. Vendimi i fundit për tarifat e energjisë është respektim i obligimit ligjor për përcaktim të tarifave që reflektojnë koston. Vendimi i pezulluar është prezantuar në Budapest si shembull dhe praktikë e mire e rregullimit të tarifave. ZRRE fton të gjithë konsumatorët të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike dhe të mos bien pre e dezinformimeve politike. ZRRE do t’ju informojë me kohë për çdo zhvillim rreth tarifave.

Më poshtë gjeni Letër Falendërimin drejtuar ZRRE-së nga Kryesuesja e ERRA-s, znj. Maia Melikidze:

“I nderuar kryesues Fejzullahu,

Asociacioni Rajonal i Rregullatorëve të Energjisë (ERRA) pati kënaqësinë të mirëpresë në Budapest Shefin e Departamentit të Tarifave dhe Çmimeve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për të prezantuar përvojën e fundit të ZRRE-së sa i përket rishikimit të tarifave të energjisë elektrike.

Zyra e Rregullatorit për Energji po bëhet një anëtare gjithnjë e më aktive e ERRA-s dhe rasti i fundit i studimit paraqet një pikë referimi për politika të qëndrueshme dhe të parashikueshme rregullative. Rregullatorët e Energjisë në të gjithë organizatën tonë po përballen me sfidën e rritjes së tarifave për të përballuar rritjen e paprecedentë të kostove të energjisë me shumicë. Qasja e ZRRE-së siguroi përshtatjen e të hyrave të lejuara për të siguruar mbulimin e kostos, duke rritur në të njëjtën kohë stimujt e efikasitetit përmes aplikimit të një strukturë bllok-tarifore të shitjes me pakicë. Procesi juaj i gjerë dhe ndërveprues i konsultimit publik është inkurajues poashtu. 

Faleminderit që prezantuat përvojën tuaj të fundit para anëtarëve tanë. ERRA pret të ju takoj  fizikisht në ngjarjet e ardhshme dhe shfrytëzon rastin për t'i shprehur Zyrës së Rregullatorit për Energji konsideratën dhe respektin më të lartë.

 

Përshëndetje të përzemërta,

Maia Melikidze”.