Skip to main content
  • 09.08.2022
    NJOFTIM PER MEDIA

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) më datë 9 gusht 2022 ka pranuar Aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU). FSHU kërkesën e saj e bazon në mos-disbursimin e subvencionit të zotuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe situatën e krijuar në tregun e energjisë me shumicë si pasojë e rritjes enorme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare.

  • 09.08.2022
    Njoftim!

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) priti në takime të ndara përfaqësuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSh), përfaqësuesit e Furnizuesit KESCO dhe përfaqësuesit e Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST/OT)

    Sot, me datë 4 gusht 2022, Bordi i ZRrE-së, priti në takime të ndara përfaqësuesit e OSSh-së, KESCO dhe OST/OT-së. Në këto takime, u diskutua rreth gjendjes aktuale të sektorit të energjisë, me theks të veçantë rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe vështirësitë që është duke shkaktuar vonimi i alokimit të subvencionit në sistem.

  • 08.09.2022
    Njoftim!

    Zyra e Rregullatorit per Energji njofton te gjitha palet e intersuara se permes Autoritetit Qendor te Prokurimit Publik ka shpallur tenderin per “Shërbimet e auditimit, verifikimit të investimeve kapitale të realizuara në rrjetin e shpërndarjes për nevojat e ZRRE-së”.

    Te gjitha informatat lidhur me dosjen e tenderit mund te shkarkohen nepermjet linkut:

  • 09.08.2022
    Seanca e dhjetë (X) e Bordit të ZRRE

    Në seancën e dhjetë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, sot në datën 29.07.2022 u shqyrtuan dhe u miratuan plotësim/ndryshimet në Rregullën për Licencimin e Aktiviteteve në Sektorin e Energjisë; Parimet për Përcaktimin e Tarifave për Shfrytëzimin dhe Taksave për Kyçje në Rrjetin e shpërndarjes; Mtadologjinë e Taksave për Kyçje në Rrjetin e Shpërndarjes,Plani Zhvillimor 2022-2031 të NQ Termokos, si dhe janë dhënë 16 autorizime për ndërtimin e paneleve solare për vet-konsum me një kapacitet total prej 457.1 KW .

  • 08.09.2022
    Mbledhja e dhjetë (X) e Bordit të ZRRE-së për vitin 2022

     

    Ju njoftojmë se ditën e Premte, datë 29.07.2022, ora 10:00, do të mbahet seanca e dhjetë (X) e Bordit të ZRRE-së, sipas këtij rendi dite:

    Agjenda