Skip to main content
  • 15.04.2025
     Mbledhja e katërt (IV) e Bordit të ZRRE-së për vitin 2025

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton opinionin publik se më 16 prill 2025 (e mërkurë), duke filluar nga ora 08:30, do të mbahet Mbledhja e Katërt e Bordit të ZRRE-së, sipas agjendës së bashkangjitur.

     

  • 11.04.2025
    Publikimi i Raportit Përfundimtar për të Hyrat e Lejuara Maksimale për Vitin 2025 dhe Përgjigjet ndaj Komenteve të Pranuara

    ZRRE-ja njofton të gjithë palët e interesuara dhe publikun e gjerë se është finalizuar dhe publikuar Raporti Përfundimtar për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2025, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi.

    Gjithashtu, së bashku me këtë raport, janë publikuar edhe Përgjigjet Zyrtare ndaj Komenteve të Pranuara gjatë periudhës së konsultimit publik.

  • 11.04.2025
    KOMUNIKATË

    Seanca III e Bordit të ZRRE-së në 2025

    Më 11.04.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e tretë për vitin 2025. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për operatorët e licencuar, si në vijim:

    - Kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT - ka qene 101.878 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 mil€;

  • 10.04.2025
     Mbledhja e tretë (III) e Bordit të ZRRE-së për vitin 2025

    Ju informojmë se me datë 11.04.2025, në ora 10:00, Bordi i ZRRE-së do te mbajë mbledhjen e tretë me radhë sipas rendit të ditës.

     

  • 07.04.2025
    Njoftim

    Në kuadër të procesit të shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike, përkatësisht përshtatjeve të rregullta për tarifat e OSSH-KEDS, OST/OT-KOSTT dhe FSHU-KESCO, gjeni më poshtë një përmbledhje të shkaktarëve kresyorë që kanë ndikuar në rritjen e kostos së shërbimit. 

     

    Shkaktarët që kanë ndikuar rritjen e kostos së shërbimit