Skip to main content
  • 2.22.2022
    Bordi I ZRRE-së priti në takim delegacionin e Bankës Botërore.

    Gjatë takimit, Kryesuesi I Bordit ka njoftuar delegacionin e bankës Botërore për zhvillimet e fundit në sektorin e Energjisë  si dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet ku sektor.

    Tutje gjatë takimit është diskutuar rreth Strategjisë së Energjisë 2022-2031, përfshirë këtu edhe kontributin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

     

  • 16.200000
    Është mbajtur seanca e gjashte (VI) e Bordit të ZRRE

    Sot, me datë 16 shkurt 2022, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e tij të gjashte (VI) për këtë vit, me te vetmen pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi i dizajnit të Faturës së Energjisë Elektrike.

    Në këtë seancë, Bordi, pas shqyrtimit të kërkesës nga Furnizuesi me Shërbim Universal, ka marrë vendim për miratimin e Dizajnit të Faturës së Energjisë Elektrike.

     

  • 16.02.2022
    Njoftim!

    Sot, Zyra e Rregullatorit për Energji, ka publikuar vendimet për të Hyrat  e lejuara Maksimale dhe tarifat e energjisë elektrike, vendimet mund të gjenden në faqen zyrtare të  ZRRE-së    www.ero-ks.org.

  • 17.02.2022
    Mbledhja e gjashtë (VI) e Bordit të ZRRE-së për vitin 2022

    Ju njoftojmë se me datë 16.02.2022, ora 16:00, do të mbahet seanca e VI e Bordit të ZRRE-së, sipas këtij rendi dite:

     

    Agjenda

     

  • 16.02.2022
    Është mbajtur seanca e pestë (V) e Bordit të ZRRE

    Me 16 shkurt 2022, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e tij të pestë (V) për këtë vit.

    Në këtë seancë, Bordi  ka marrë vendim për tarifat e ndërmarrjes NQ Gjakova për sezonin 2021/2022. Bordi, ka aprovuar Kërkesën për vazhdim të Licencës për furnizim me shumicë me energji elektrike të ndërmarrjes  “Interenergo D.o.o. Kosova SH.P.K.”.