KOMUNIKATË PËR SHTYP
Kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, pjesë e panelit në Forumin e Energjisë në Kosovë & Green Business Expo 2025
Më 24.09.2025, Kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), z. Ymer Fejzullahu, mori pjesë në panelin e organizuar në kuadër të Kosova Energy Forum & Green Business Expo 2025, me temën: “Empowering Competitiveness: Investing in Renewables and Energy Efficiency in a Liberalised Market. (Fuqizimi i konkurrencës: Investimi në burime të ripërtëritshme dhe efikasitet energjetik në një treg të liberalizuar.)”
Z. Fejzullahu theksoi se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së konkurrencës dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Roli i ZRRE-së mbetet garantimi i transparencës dhe parashikueshmërisë në këtë proces, duke krijuar kushte të favorshme për bizneset, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), që të përshtaten me realitetin e ri të tregut.
Në fjalën e tij, Kryesuesi i ZRRE-së poashtu foli rreth masave që institucioni po ndërmerr për të mbështetur NVM-të gjatë tranzicionit, përmes rregulloreve të qarta dhe mbikëqyrjes së drejtë, duke mundësuar qasje më të mirë në burime të ripërtëritshme dhe efikasitet energjetik.
Pjesëmarrja e z. Fejzullahu në këtë panel dëshmon angazhimin e ZRRE-së për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë, institucionet financiare dhe sektorin privat në mbështetje të tranzicionit energjetik dhe ndërtimit të një tregu energjetik të hapur, konkurrues dhe të qëndrueshëm në Kosovë.
- Log in to post comments