NJOFTIM PUBLIK
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka publikuar Raportet Konsultative për të hyrat e lejuara maksimale për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal (KESCO).
ZRRE fton, konsumatorë, ndërmarrjet e rregulluara, dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë dhe të paraqesin komentet e tyre deri më 24 prill 2026. Raportet janë të disponueshme në faqen zyrtare: www.ero-ks.org .
- Log in to post comments