Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim REAL INVEST SH.P.K
Shoqëria „Real Invest“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 810002155 me adresë: Rr. „Lot Vaku“ Mati 1, Komuna e Prishtinës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 13.10.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 1.63 MW ZK Gurakoc, Komuna e Istogut, Republika e Kosovës.
Shoqëria „Real Invest“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 1.63 MW ZK Gurakoc, Komuna e Istogut, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:
- Vendimin Nr. 3380-2/26 dt. 30.10.2026 për korrigjimin dhe plotësimin e Vendimit për Pëlqimin Mjedisor Nr.24/2932/1-ZSP/MMPHI dt. 25.07.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Vendim për Caktimin e Kushteve Teknike Ndërtimore nr. 11-351-7507/35 dt. 02.04.2025 të lëshuar nga nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mjedis e Komunës së Istogut.
- Vendimi për Leje Ndërtimore, Nr: 11-351-20353/63 dt. 24.07.2026 për “Parku i Energjisë Solare futovoltaike me kapacitet 1.6 MW, ngastra katastrale 01199-13 ZK Gurakoc, të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mjedis e Komunës së Istogut.
- Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 4986 dt. 10.04.2026 të lëshuar nga KEDS SH.A.
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
- Parakontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
- Plani i Biznesit; dhe
- Plani Dinamik i Realizimit.
Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.
Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: edon.neziri@acesolar-ks.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org
Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.
- Log in to post comments