Shpallje
HAPJA E PROCEDURËS SË TENDERIMIT PËR ZGJEDHJEN E FURNIZUESIT TË MUNDËSISË SË FUNDIT
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët se ka shpallur Tenderin për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF).
Ofrimi i shërbimit të furnizimit të garantuar me energji elektrike, sipas ligjeve në fuqi, duhet të ofrohet kur një furnizues me pakicë falimenton ose nuk është më i licencuar, ose kur një konsumator i parregulluar nuk ka arritur të ripërtërijë kontratën e tij ose të hyjë në një kontratë të re furnizimi. Sipas Ligjit për Energji Elektrike, Furnizimi i garantuar është shërbim i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh dhe i nënshtrohet çmimeve të përcaktuara në përputhje me Rregullën dhe metodologjinë për Furnizuesin e mundësisë së Fundit.
Afatit për pranim të ofertave është në dosjen e tenderit deri me 19.05.2025 deri në ora 14:00
ZRRE do të bëjë hapjen publike të tenderit në adresën, Rr. Bekim Fehmiu (Ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2, 10000 Prishtinë, Kosovë, me datë 19.05.2025, në ora 14:30.
Dosja e Tenderit për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës:
- Njoftim për kandidatin fitues për pozitën e Udhëheqësit të Departamentit Ligjor dhe të Licencimit – Ymridin Misini
- Njoftim për kandidatin fitues për poziten Analist për Strukturë Tarifore në Departamentin për Tarifa dhe Çmime – Adelina Lokaj
- Njoftim për kandidatin fitues per pozitën Analist për Energji Termike në Departamentin për Energji Termike dhe Gaz Natyror– Elvira Caka
- Njoftim për anulim të konkursit- Analist/e për Monitorim të Tregut
- Njoftim për anulim të konkursit- Shofer/Mirëmbajtës
- Njoftim për test me shkrim për poziten : Udhëheqës/e i/e Departamentit Ligjor dhe i Licencimit
- Njoftim për test me shkrim për poziten : Analist/e për Strukturë Tarifore
- Njoftim për test me shkrim për poziten : Analist/e për Energji Termike
- Njoftim për test me shkrim për poziten : Analist/e për Monitorim të Tregut
- Udhëheqës/e i/e Departamentit Ligjor dhe i Licencimit
- Analist/e për Strukturë Tarifore
- Analist/e për Energji Termike
- Analist/e për Monitorim të Tregut
- Shofer/Mirëmbajtës
- Formulari për Aplikim
Njoftim për shtyrjen e afatit të Konkursit Publik të dates 08.08.2024
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është deri më: 26 gusht 2024 ora 16:00
Aplikacionet bashkë me dokumentet përcjellëse për aplikim, dërgohen online në emalin zyrtar: rekrutimi@ero-ks.org