Planet Zhvillimore
Në përputhje me Nenin 15 të Ligjit për Energjinë Termike, i Licencuari do të hartojë dhe publikojë
Planet Zhvillimore afatshkurta dhe afatgjata për zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes dhe t’i koordinojë
planet e tilla me Ministrinë përkatëse dhe me institucionet komunale përkatëse. I Licencuari do t’iu
lë në dispozicion ndërmarrjeve gjeneruese të energjisë termike për ngrohje si dhe furnizuesit(ve)
planet dhe analizat e veta studimore.
Në Përputhje me Nenin 10 të Ligjit për Energjinë, Nenin 15 të Ligjit për Energjinë Termike dhe Nenin
12 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë, i Licencuari do të përgatisë
Planin Zhvillimor afatshkurtër (3 vjeçar) dhe afatgjatë (10 vjeçar) të Sistemit të Shpërndarjes, dhe të
dorëzojë në ZRRE për aprovim.
I Licencuari do të rishikojë planin zhvillimor çdo vit, në mënyrë që informacioni i paraqitur në planin
zhvillimor, të vazhdojnë të jenë i saktë në të gjithë aspektet materiale. Propozimet eventuale për
plotësimin apo ndryshimin e Planit Zhvillimor do t’i dorëzojë ZRRE-së për aprovim.