Skip to main content
26.11.2024

KOMUNIKATË

Seanca XII e Bordit të ZRRE-së në 2024

Më 25.11.2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e dymbëdhjetë (XII) për këtë vit ku në këtë seancë, Bordi ka aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale si dhe tarifat për Ngrohtoren e Qytetit Gjakova sh.a për sezonin e ngrohjes 2024/2025.

Bordi poashtu ka shqyrtuar edhe katërmbëdhjetë (14) kërkesa për marrje të autorizimit për gjeneratorë për vetë-konsum për pordhimin e energjisë elektrike nga panelet solare/fotovoltaike, me kapacitet total prej 441 kW.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-së www.ero-ks.org