KOMUNIKATË
Komunikatë - Seanca II e Bordit të ZRRE-së në 2025
Më 28.03.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e dytë për këtë vit. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe miratuar Bilancin Vjetor të Energjisë Termike për NQ Termokos për 2025 dhe Bilancin Vjetor të Energjisë Termike për NQ Gjakova për vitin 2025. Gjatë kësaj seance janë shqyrtuar dhe miratuar edhe dokumentet në vijim: Plani dhjetë-vjeçar për zhvillimin e rrjetit të transmetimit, Plani dhjetë-vjeçar për zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes, Plani pesë-vjeçar për zhvillimin e rrjetit të transmetimit, Plani pesë-vjeçar për zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes si dhe Procedura e Rregullave të Tregut në Para-kualifikimin e Ofruesit të Shërbimit Balancues. Poashtu, është miratuar edhe propozimi për hapjen e procedurës së tenderimit për përzgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.
Në këtë seancë Bordi ka miratuar kërkesën e “Statkraft Markets GMbH Branch in Kosovo” për licencim të aktivitetit të furnizimit me shumicë të energjisë elektrike.
Sa i përket zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, në këtë seancë është shqyrtuar kërkesa e “LURN” sh.p.k për lëshimin e autorizimit për gjenerim të energjisë elektrike nga panelet solare/fotovoltaike si dhe janë aprovuar 7 kërkesa të subjekteve juridike dhe 21 kërkesa të personave fizik për marrje të autorizimeve për vetë-konsum me kapacitet total të instaluar prej 418.8 kWh.
Në këtë seancë janë shqyrtuar edhe ankesat e konsumatorëve dhe janë marrë vendimet përkatëse.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi ka qenë edhe Raporti Vjetor i ZRRE-së për vitin 2024 dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Sa i përket procesit të shqyrtimit tarifor, gjatë kësaj seance nuk është trajtuar ndonjë pikë lidhur me këtë çështje, pasi afati për dorëzimin e komenteve është ende i hapur dhe do të mbyllet sot deri në ora 16:00. ZRRE do t'ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet në vazhdim, duke synuar një proces transparent dhe te hapur të shqyrtimit tarifor.
Të gjitha vendimet e Bordit do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-se www.ero-ks.org
- Log in to post comments