Skip to main content
18.12.2025

KOMUNIKATË

Seanca XI e Bordit të ZRRE në 2025

Më 18.12.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e njëmbëdhjetë (XI) për vitin 2025.Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe  aprovuar Rregullën për Mekanizimin Mbështetës të Energjisë së Ripërtëritshme.
Bordi i ZRRE-së, pas analizimit të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme P.A.nr.18/2025, konstaton se neni 8 i Udhëzuesit për Liberalizimit të Tregut të Energjisë Elektrike i vitit 2017 dhe neni 2 i ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij Udhëzuesi të viteve 2018-2019, shfuqizohen sipas Aktgjykimit të Gjykatës dhe nuk janë pjesë e rendit juridik. Ky vendim i Bordit të ZRRE-së merret me qëllim të qartësimit institucional dhe transparencës juridike. Ky vendim është deklarativ dhe konstatues dhe nuk krijon, ndryshon apo shfuqizon të drejta ose detyrime të reja për konsumatorët në treg. Rrjedhimisht, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike vazhdon, krahas vlefshmërisë së kontratave ekzistuese të konsumatorëve në treg të hapur, të cilat vazhdojnë të mbeten në fuqi

Sa i përket  prodhimit të energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë,  është shqyrtuar dhe aprovuar aplikacioni i shoqërisë Eco Park Group sh.p.k për aktivitetin e prodhimit  të energjisë elektrike nga panelet solare-fotovoltaike dhe aplikacioni për lëshimin e autorizimit per subjektin juridik Diobes Solar sh.p.k.  Janë shqyrtuar dhe aprovuar edhe kërkesat e njëzet e katër (24) subjekteve juridike dhe njëzet (20) personave fizik për marrje të autorizimit për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 2156 kW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi ka qene edhe Plani i Integritetit i Zyrës së Rregullatorit për Energji, ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me menaxhimin dhe funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-së www.ero-ks.org