Skip to main content
07.07.2022

KOMUNIKATË

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ZRrE, priti në takim përfaqësuesit e Sfidës së Korporatës së Mijëvjeçarit MCC

 

Sot, me datë 07.07.2022, ZRrE priti në takim përfaqësuesit e MCC-së, për të diskutuar rreth modaliteteve të implementimit të programit i cili ngërthen në vete tri projekte, rezervat dhe arbitrazh i energjisë (bateritë me kapacitet 170 MW, që ofrojnë rezervë për 340MWh), zhvillimin e fuqisë punëtore dhe përfshirjen e grave në sektorin e energjisë si edhe Projektin e Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim, ku në tërësi, këto projekte arrijnë vlerën e mbi 200 milion dollarëve.

Ndër të tjera, të pranishmit diskutuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të të gjitha institucioneve respektive në vend, ashtu që ky projekt të filloj të implementohet sipas afateve të parashikuara. Po ashtu, u diskutua edhe për rëndësinë e draftimit të legjislacionit primar dhe sekondar, në harmoni me direktivat e BE-së dhe legjislacionit tjetër në fuqi, sa më herët që është e mundur.

ZRrE shprehu mirënjohjen e thellë ndaj përfaqësuesve të MCC-së për investimin më të madh deri më tani në vend për sektorin e energjisë dhe u zotua se do të vazhdojnë bashkëpunimin e frytshëm drejt krijimit të lehtësirave ligjore dhe operative për funksionalizimin e këtij programi.