Komunikatë për media
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka pritur sot në një takim ekipin e Bankës Botërore, në kuadër të projektit Kosovo Renewable Energy Preparation Support Project (Projekti për Përgatitjen e Mbështetjes për Energjinë e Ripërtëritshme në Kosovë).
Gjatë takimit, u diskutua lidhur me procesin e mbështetjes nga aktiviteti i ECA-s lidhur me metodologjinë e kufizimit të prodhimit të energjisë së ripërtëritshme dhe mbështetjen aktuale për hartimin e rregullës për mekanizmin e skemës mbështetëse për burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në vazhdimin e bashkëpunimit mes ZRRE-së dhe Bankës Botërore për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të qëndrushëm energjetik në Kosovë.
ZRRE shpreh falënderimin e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore dhe angazhimin e tyre për të kontribuar në zhvillimin e politikave dhe mekanizmave që fuqizojnë sektorin e energjisë së ripërtëritshme në vend.
- Log in to post comments