Konsultim Publik_Bilanci Vjetor i Energjisë Elektrike 2025
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në konsultim publik draftin e Bilancit Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin 2025.
Ky Bilanc është hartuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut KOSTT sh. a. në pajtim me Ligjin Nr. 05/L-081 për Energjinë (Neni 8) si dhe dokumentin Rregulla dhe metodologjia për përgatitjen e bilanceve tё energjisё elektrike.
ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që komentet e tyre rreth këtij dokumenteve, ti paraqesin me shkrim deri të me 26 shkurt 2025, në adresën info@ero-ks.org, ose në adresën postare Zyra e Rregullatorit për Energji, Departamenti për Treg të Energjisë, Rr. Bekim Fehmiu (Ish Ndërtesa Fazita), kati 2, 10000 Prishtinë, Kosovë.
Bilancit Vjetor i Energjisë Elektrike 2025.
- Log in to post comments