Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së merr pjesë në takimin e organizuar nga Pro-Credit Bank lidhur me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike
Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Z. Ymer Fejzullahu sot, më 01.04.2025, mori pjesë në një takim të organizuar nga ProCredit Bank, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të bizneseve që janë klientë të kësaj banke dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Ky bashkëbisedim kishte për qëllim shqyrtimin e kërkesave dhe sfidave të bizneseve në sektorin e energjisë, në veçanti procesin e liberalizimit të tregut të energjisë.
Gjatë diskutimeve, Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së theksoi se liberalizimi i tregut të energjisë është një hap i nevojshëm për të rritur konkurrencën dhe për të ofruar mundësi më të mira për konsumatorët dhe bizneset. Ai poashtu vuri në pah rëndësinë e këtij procesi si një komponent kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të energjisë në Kosovë.
ZRRE mbetet e angazhuar që të përkrah bizneset përmes ofrimit të kushteve të përshtatshme për investitorët, duke garantuar konkurrencë të drejtë dhe transparencë në veprimtarinë e tyre.
- Log in to post comments