NJOFTIM PËR ANULIM TENDERI PËR ZGJEDHJEN E FURNIZUESIT TË MUNDËSISË SË FUNDIT
Zyra e Rregullatorit për Energji me Vendimin Nr. V_2932_2025 të datës 7 nëntor 2025 ka vendosur për HAPJEN E PROCEDURËS SË RI-TENDERIMIT PËR ZGJEDHJEN E FURNIZUES TË MUNDËSISË SË FUNDIT. Me datë 18 nëntor 2025 është bërë publikimi i dosjen së tenderit për zgjedhje të furnizuesit të mundësisë së fundit në faqen elektronike të ZRRE-së. Dosja e tenderit u është dërguar furnizuesve edhe përmes e-mailit zyrtarë. Ftesës për Shprehje të interesit për të aplikuar në Tenderin për Zgjedhje të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit NUK i është përgjigjur asnjë i licencuar për furnizim me energji elektrike në Kosovë. për Duke marr parasysh se nuk është plotësuar kriteri i përcaktuar me Nenin 4 paragrafi 1 të Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, i cili parasheh, citoj: "Konkurrenca caktimin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit do të konsiderohet e vlefshme nëse jo më pak se dy (2) tenderues kanë përmbushur kriteret përkatëse të pranueshmërisë”. Zyra e Rregullatorit për Energji lëshon këtë Njoftim publik për ANULIM TENDERI!
- Log in to post comments