Skip to main content
24.12.2025

Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim

Shoqëria „Esha Energy“ L.L.C., me numër Unik Identifikues 811955783 me adresë: Rr. „Fehmi Agani“ nr. 25/8, Komuna e Prishtinës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 17.12.2025 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 2.32 MW ZK Vërrnicë, Komuna e Vushtrrisë, Republika e Kosovës.

Shoqëria „Esha Energy“ L.L.C., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 2.32 MW ZK Vërrnicë, Komuna e Vushtrrisë, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

 

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.5136-2/24 dt. 10.12.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Vendimi nr. 5136-3/25 të dt. 17.12.2025 për korrigjimin e Vendimit për Pëlqimin Mjedisor Nr.5136-2/24 dt. 10.12.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Vendimin 09 nr. 111/2025 të dt. 14.08.2025 të lëshuar nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e  Komunës së Vushtrrisë.
  • Vendimin për Leje Ndërtimore Numri i vrojtimit të lejes: 531/25 të datës 26.09.2025, për “Ndërtimin e Parkut Solar Esha Energy 1 me kapacitet të instaluar prej 2.32 MW, ZK Vërrnicë, të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Vushtrrisë.
  • Vendimin 08 Nr. 640 e dt. 15.12.2025 për miratimin e plotësim-ndryshimit të Vendimit për Leje Ndërtimore me nr. vrojtimit 531/25 të dt. 26.09.2025 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Vushtrrisë.
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 14186 dt. 23.10.2025 të lëshuar nga KEDS SH.A.
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
  • Kontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

 

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: eshaenergy@gmail.com, diturie.a@hotmail.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.