Skip to main content
09.07.2026

Njoftim

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ju njofton se ka hapur për konsultim publik Propozimin për amendimin e Vendimit të Bordit të ZRRE-së nr. V_1768_2023, datë 21.09.2023, "Mbi miratimin e kufijve minimalë dhe maksimalë të lejuar të çmimit për Tregun e Ditës në Avancë".

Qëllimi i këtij amendamenti është përmirësimi i funksionimit të tregut përmes mundësimit të reflektimit të kushteve reale të ofertës dhe kërkesës.

Ju ftojmë që të shqyrtoni dokumentin e bashkëngjitur dhe të paraqisni komentet tuaja me shkrim brenda afatit të konsultimit publik, në adresën elektronike të ZRRE-së: info@ero-ks.org.

Afati i dërgimit të komenteve: 22.07.2026 ora 16:00.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin.