ZRRE merr Statusin e Vëzhguesit nga Bordi i AIB-së
Bordi i AIB-së (Association of Issuing Bodies-Shoqata e Entiteteve Lëshuese të Certifikatave te Origjines) ka miratuar dhënien e Statusit të Vëzhguesit për Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) të Republikës së Kosovës. AIB-së është një organizatë jofitimprurëse me 35 anëtarë nga 27 vende evropiane e cila është krijuar për të zhvilluar dhe promovuar një sistem të standardizuar të certifikatave (garancive) të origjinës.
Ky hap shënon një arritje të rëndësishme për ZRRE-në, autoritetin rregullativ për tregjet e energjisë elektrike, gazit dhe energjisë së ripërtëritshme, që njëkohësisht shërben si entitet për lëshimin e certifikatave të origjinës dhe operon regjistrin Grexel. Hapi i ardhshëm për ZRRE-në përfshin përmbushjen e kritereve relevante për anëtarësim të plotë në AIB.
ZRRE mbetet e përkushtuar në përfshirjen e plotë dhe bashkëpunimin e ngushtë më të gjitha organizatat dhe aktivitetet që mundësojnë ngritjen e kapaciteteve të saj dhe integrimin e tregut të energjisë në sistemet rajonale dhe ato evropiane për furnizim sa më të qëndrueshëm me energji në përputhje me standardet ndërkombëtare.
https://www.linkedin.com/.../aib---association-of-issuing...
- Log in to post comments