Rregullatori për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se seanca e ardhshme e Bordit të ZRRE, e gjashta (VI) me radhë për këtë vit, është paraparë të mbahet të enjten me 27 gusht 2020, prej orës 9:30, në zyrat e ZRRE.
Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, seanca do të mbahet pa prezencën e mediave.
Pas seancës, mediat dhe publiku do të informohen me vendimet e Bordit të ZRRE nëpërmjet komunikatës që do publikohet.
ZRRE falënderon të gjitha palët për mirëkuptim.