Skip to main content
01.12.2023

Konsultim Publik_Bilanci Vjetor i Energjisë Elektrike 2024

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në konsultim publik draftin e Bilancit Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin 2024.

Ky Bilanc është hartuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut  KOSTT  sh. a. në pajtim me Ligjin   Nr. 05/L-081 për Energjinë  (Neni 8) si dhe dokumentin Rregulla dhe metodologjia për përgatitjen e bilanceve tё  energjisё elektrike.

Bilanci Vjetor i Energjisë Elektrike paraqet planin vjetor të  shpenzimit të energjisë elektrike në raport me energjinë elektrike  në dispozicion, dhe bazohet në nevojat e planifikuara të konsumit të energjisë elektrike për vitin 2024, i cili është parashikuar të furnizohet nga gjenerimi vendor dhe importi i energjisë elektrike.

Ky dokument përmban të dhëna dhe informata nga të gjitha palët relevante të përfshira në tregun e energjisë elektrike dhe do të aprovohet nga Bordi i ZRRE, pas përfundimit të konsultimit publik me të gjitha palët e interesuara.

ZRRE fton të gjithë të interesuarit që komentet e tyre rreth këtij dokumenti, ti paraqesin me shkrim, deri me 15 dhjetor 2023, në adresën info@ero-ks.org.  

Po ashtu komentet mund të dërgohen edhe në adresën postare të ZRRE-së:

Zyra e Rregullatorit për Energji
Departamenti për Treg të Energjisë
Rr. Bekim Fehmiu (Ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2,

Prishtinë, 10 000 Kosovë

 

Konsultim Publik_Bilanci Vjetor i Energjisë Elektrike 2024