Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), sot, me datë 31 maj 2022, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it Britanik, të cilët u njoftuan për së afërmi me gjendjen aktuale të sektorit të energjisë. Ndër të tjera, u diskutua rreth situatës së krijuar si pasojë e vendimit të Gjykatës së Apelit, sfidat dhe vështirësitë që i ka shkaktuar ky vendim në implementim, si edhe tema tjera që ndërlidhen me sektorin e energjisë.