Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur për konsultim publik dokumentin
Seanca I e Bordit të ZRRE në 2026
Më 02.02.2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e parë (I) për vitin 2026.
Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar kërkesën për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave për Operatorin e Nominuar të Energjisë Elektrike (ALPEX) ku është vendosur që lista e tarifave për vitin 2026 të jetë e pandryshuar krahasuar me periudhën paraprake.
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton se mbledhja e parë e Bordit të ZRRE-së për vitin 2026 do të mbahet të hënën, më 2 shkurt 2026, në ora 09:30.
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), me qëllim të informimit të saktë të publikut, sqaron kuptimin dhe zbatimin e borxhit të keq në kuadër të sistemit tarifor. Borxhi i keq është një element i rregulluar qartë në Rregullën për Vendosjen e të Hyrave të Furnizuesit me Shërbim Universal dhe zbatohet prej vitesh në të gjitha proceset tarifore, për të siguruar që tarifat të reflektojnë kosto reale dhe të verifikuara, si dhe të mbrojnë konsumatorët që paguajnë rregullisht.