Skip to main content
02.11.2022

Draft-Rregulla per vet-konsumatoret me Burime te Ripertritshme per Konsulltim Publik

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se në pajtim me kompetencat dhe obligimet e përkufizuara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, ka vendosur në  konsultim publik  ne faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org.

DRAFT/RREGULLA PËR VET-KONSUMATORËT ME BURIME TË RIPËRTRITSHME.

Kjo Rregull përcakton parimet dhe mekanizmin e rregulluar për mbështetjen e konsumatorëve të energjisë elektrike që dëshirojnë të gjenerojnë energji elektrike në ambientet e tyre bazuar në teknologjinë e ripërtëritshme për përdorim vetanak, ndërtimin e kapaciteteve vet-gjeneruese, parimet e mbështetjes së Prosumatorëve dhe procedurën e aplikimit për t'u bërë Prosumator, Skemën Mbështetëse të Faturimit Neto, tarifën e Prosumatorëve si një kontribut adekuat në uljen e ndikimit të tyre në koston e sistemit energjetik, kërkesat minimale teknike për instalimet e teknologjisë së ripërtëritshme të Prosumatorëve dhe rregullimin e mekanizmit të Prosumatorëve që veprojnë Bashkërisht për banesat/ndërtesat kolektive.

ZRRE-ja po ashtu vendos në konsultim publik edhe dokumentin Teknik të Përgatitur nga OSSH ne lidhje me kriteret teknike të Kyçjes për konsumatorët vetë- prodhues.

Dokumenti : Kriteret Teknike për Kyçje të Konsumatorëve vetë- prodhues

ZRRE fton të gjitha palët që të japin kontributin e tyre përmes komenteve të dërguara me titull “DRAFT/RREGULLA PËR VET-KONSUMATORËT ME BURIME TË RIPËRTRITSHME” deri të enjten me 17 nëntor 2022 ora 16:00, në adresën elektronike info@ero‐ks.org ose në adresën postare Rr. Bekim Fehmiu  kati 2, 10000 Prishtinë, Kosovë. 

 

 

DRAFT-RREGULLA PER VET- KONSUMATORET ME BURIME TE RIPERTRTSHME

Kriteret teknike për kyçje të gjeneratorëve për vetë-konsum në rrjetin e OSSH-së - 20.05.2022