Skip to main content

Sistemet e energjisë termike

NQ Termokos

NQ Termokos është themeluar në 1970, si kompani e ngrohjes Qendrore. Më 1974 Kompania "Termokos" Prishtinë i'u bashkua Ndërrmarjes Banesore në Prishtinë. Më 1978 ajo u nda nga Ndërrmarrja ( BVI) banesore dhe ka filluar operimin si kompani e pavarur e ngrohjes, por nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës. Para Nëntorit 2001, Departamenti i Shërbimeve Publike të UNMIK-ut ka qenë i ngarkuar me mbikëqyrjen e Termokosit.Më vonë është themeluar Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit (AKM) brenda autorizimeve te rezervuara të UNMIKU-ut , në kuadër të cilit ka vepruar Departamenti për mbikëqyrjen e ndërrmarjeve Publike në mesin e të cilave bënte pjesë edhe Termokosi. Përveç detyrave tjera, AKM ka pasur mbikëqyrjen komplete mbi veprimtarin e Termokosit duke përfshirë edhe procedurat e prokurimit për furnizimin e lëndës djegëse si dhe donacionet.
Nga viti 2006 është inkorporuar dhe nga atëherë vepron si kompani publike në N.Q. Termokos.sh.a.Në qershor të vitit 2008 është nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.N.Q Termokos sh.a ofron shërbimet e ngrohjes nëpër këto rajone të Prishtinës:
1. Qendra
2. Ulpiana
3. Dardania
4. Kodra e diellit
5. Qendra Klinike Univerzitare
6. Lagjia e KalabrisëOfrimi i shërbimeve në rrjetin sekondar dhe punë me palë të treta


- Intervenimi në të gjitha pajisjet e rrjetit sekondar
- Ofrimin e shërbimeve në pastrimin kimik të kaldajave këmbyesve të nxehtësisë
- Ofrimin e shërbimeve të remontit për pajisjet e ngrohjes ( kaldaja, pompa, ventilator, flakërues)

NQ  Gjakova

Ngrohtorja e Qytetit Gjakovë SH.A është kompani publike që operon me ngrohje në të dy sektorët atë komercial dhe të amvisërisë.
Është themeluar në vitin 1981, ku së pari ka funksionuar në kuadër të B.V.I-së për lëmi strehimore dhe veprimtari komunale.
Nga viti 1983 është pavarësuar nga B.V.I-ja dhe ka funksionuar si kompani shoqërore më të njejtin emër.Në vitin 1985 kompania ka ndërruar emrin dhe nga NPT Ngrohtorja e qytetit në kompani për termofikim, projektim dhe montim "INGRO" Gjakovë.Në vitin 1998 është bërë transformimi i sërishëm i pronës në atë shoqërore dhe emri i saj është Ndërmarrja publike për termofikim në Gjakovë, ku prona është bartur në pronësi të Kuvendit të Komunës së Gjakovës.Pas vitit 1999 me ardhjen e UNMIK-ut në Kosovë "Ngrohtorja e qytetit" Gjakovë futet në kuadrin e D.SH.P e pastaj në AKM-sektorin për energji me Bordin Mbikqyrës si udhëheqëse e organeve menaxhuese.Janar 2006 N.P.T "Ngrohtorja e qytetit " është shëndrruar në shoqëri aksionare me emrin "Ngrohtorja e qytetit Gjakova" SHA Gjakovë me Bordin e Drejtorëve.Ngrohtorja e qytetit" SH.A Gjakovë rrjetin e distribuimit e ka të ndarë në dy degëzime:
Rrjeta e vjetër (Ngrohtore Sh.F."Zekeria Rexha")
Rrjeta e re (Ngrohtore Spital)