Skip to main content
21232312311123

Është mbajtur seanca e dytë (II) e Bordit të ZRRE

Sot, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur seancën e tij të dytë (II) me radhë për këtë vit.

Në këtë seancë, pas shqyrtimit, Bordi i ZRRE ka miratuar Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin 2022. Qëllimi kryesor i miratimit të Bilancit Vjetor të Energjisë Elektrike është që të projektojë përmbushjen e nevojave të konsumatorëve me energji elektrike, në sasi të mjaftueshme gjatë vitit, duke angazhuar kapacitetet e prodhimit dhe importit të energjisë elektrike. Po ashtu në këtë seancë, Bordi ka miratuar edhe Bilancet Vjetore të Energjisë Termike për ndërmarrjet NQ Termokos dhe NQ Gjakova. 

Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së, ka caktuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në kuadër të Licencës për Furnizim, që të ushtrojë përkohësisht, por jo me gjatë se gjashtë (6) muaj funksionin e furnizuesit të mundësisë së fundit, periudhë kjo brenda të cilës do të zhvillohet tenderi i ri.

Ndër të tjera Bordi i ZRRE-së, ka shqyrtuar edhe aplikacionin tarifor të NQ Gjakova për sezonin 2021/2022.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .