Skip to main content
08.07.2024

KOMUNIKATË

Seanca e nëntë (IX) e Bordit të ZRRE në 2024

 

Sot, më 07 gusht 2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka  mbajtur seancën e nëntë me radhë për ketë vit.

Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së shqyrtoi dhe mori vendime mbi:

 

  1. Miratimin e Procedurës së Rregullave të Tregut për Garancionin Financiar - me miratimin e kësaj procedure përcaktohet metodologjia e vlerës së garancionit financiarë  para se një palë tregtare të mund të dorëzojë nominimet kontraktuale, nominimet fizike, ofertat për shitje dhe ofertat për blerje sipas rregullave të tregut.
  2. Miratimin e Procedurës së Rregullave të Tregut për Nominimet - me miratimin e kësaj procedure përcaktohen përgjegjësitë e palëve tregtare për të dorëzuar nominimet fizike ,nominimet kontraktuale, nominimet ndërkufitare, përgjegjësit e bursave të energjisë për të dorëzuar nominimet kontraktuale  tek OT, metodat dhe efektet e dorëzimit.
  3. Miratimin e rivlerësimit të sasisë së kapaciteteve ndërkufitare Shqipëri- Kosovë për procesin e bashkimit të tregjeve.
  4. Miratimin e dhënies së autorizimit për dy projekte për ndërtim  të kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhimin e energjisë me erë me kapacitet total prej 70MW Projekti Energjetik- Wind Park Zatriq 1 & 2.
  5. Miratimin e dhënies së autorizimit për 82 kërkesa për ndërtimin të paneleve solare për konsumatorët vetë- prodhues (prosumatorë) me gjithsej 1,584 kW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë ankesat e konsumatorëve si dhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e  Zyrës së Rregullatorit për Energji.

 

gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE  www.ero- ks.org .