KOMUNIKATË
Takimi i 58-të i Rregullt i ECRB-së, nën udhëheqjen e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, z. Fejzullahu
Më 01.10.2024, është mbajtur takimi i 58-të i rregullt i Bordit Rregullativ të Komunitetit të Energjisë (Energy Community Regulatory Board -ECRB), i cili u drejtua nga Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), z. Ymer Fejzullahu. Ky është takimi i parë i ECRB-së që udhëhiqet nga z. Fejzullahu, i cili që nga 05.06.2024 mban edhe titullin President i ECRB-së.
Në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme për zhvillimin dhe rregullimin e sektorit të energjisë në rajon, mbrojtjen e konsumatorëve, avancimin e projekteve të qëndrueshme dhe rritjen e transparencës në tregun e energjisë si dhe çështje të brendshme lidhur me funksionimin e ECRB-së. Z. Fejzullahu theksoi rëndësinë e koordinimit mes vendeve të Ballkanit si një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e tregjeve të energjisë në rajon.
ECRB vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e politikave energjetike dhe sigurimin e një tregu të hapur dhe konkurrues në rajon.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve të rregullatorëve të energjisë nga vende të ndryshme të Ballkanit, si dhe ekspertë të fushës.
- Log in to post comments