Skip to main content
17.12.2024

KOMUNIKATË

Seanca XIV e Bordit të ZRRE-së në 2024

 

Më 17.12.2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e katërmbëdhjetë (XIV) për këtë vit. Në këtë seancë, Bordi ka miratuar Çmimin e Fiksuar Maksimal për ankandin e erës prej 100 MW në vlerë prej 80.20 €/MWh.

Bordi poashtu ka shqyrtuar dhe aprovuar kërkesat nga INFINIT POWER SOLUTIONS sh.p.k për ndryshim në kontroll sa u përket aksionarëve, për licencën për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike ZRRE/Li_94/23 dhe licencën për furnizim me energji elektrike ZRRE/Li_95/23, si dhe kërkesën e ECO PARK GROUP (EPG) sh.p.k për shtyrje të autorizimit për ndërtimin e gjeneratorit për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare/fotovoltaike për një periudhë shtesë prej dymbëdhjetë (12) muajsh.

Bordi poashtu ka shqyrtuar dhe miratuar edhe njëmbëdhjetë (11) kërkesa për marrje të autorizimit për gjeneratorë për vetë-konsum për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet solare/fotovoltaike, me kapacitet total prej 77 kW.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-së www.ero-ks.org